Skandali i medikamenteve kundër diabetit, nis gjyqi në Francë

Nis në Francë procesi gjyqësor mbi përdorimin e një lloj medikamenti që përdorej kundër diabetit, por edhe për humbje të peshës, nga i cili dyshohet se kanë gjetur vdekjen të paktën 500 persona.
Grupi farnaceutik Servier dyshohet për “mashtrim të rëndë”, duke fshehur faktin se medikamenti i njohur si “Mediator” përmbante një amfetaminë të quajtur Benfluorex, që është hequr nga tregu në vitin 2009, pasi qu zbulua se trash valvulat e zemrës.
Megjithatë, një tjetër hetim është duke u zhvilluar dhe avokatët e Servierit kanë argumentuar të hënën kundër mbajtjes së gjykimit aktual duke pretenduar se laboratori mund të gjykohet dy herë për të njëjtën arsye.
Deri tani janë parashtruar akuza kundër shtatë personave, duke përfshirë edhe shefin e kompanisë së prodhimit të barnave, Zhak Servier.