“Zetas” merr përgjegjësinë për vrasjen e 49 meksikanëve
Karteli meksikan i drogës `Zetas` ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 49 personave, trupat e të cilëve u gjetën afër qytetit verior Monterrey njoftoi zëdhënësi i shtetit meksikan, Nuevo Leon. Trupat e 43 burrave dhe 6 grave, prej të cilëve disa ishin të copëtuar, u gjetën në qese plastike, tha në konferencë për gazetarët zëdhënësi i forcave lokale të sigurisë.
Teater i masakres eshte kilometri 47 i rruges qe lidh Monterrey me Reynosa ne kufi me Teksasin.
Viktimat ishin vendosur ne brendesi te disa qeseve plastike, te braktisura. Me pas dikush ka lajmeruar policine, e cila i ka identifikuar pasditen e se dieles.
Kjo zone ashtu si pjese te tjera te Meksikes, eshte teater betejash me bandes se Los Zetas dhe kartelit te gjirit i mbeshtetur edhe nga ato te Sinaoles.
Pikerisht keta te fundit duken te vendosur te eleminojne rivalet dhe bosin e tyre El Chapo Guzman, duke dhene urdhera precizë. Dueli gjate 15 diteve te fundit eshte shenjuar nga aksioni te pergjakura te gjitha te akrakterizuara nga nje numer i larte viktimash, te ekzekutuara ne menyre barbare.
Dhe masakres grupi rival i pergjigjet me nje tjeter masaker. Vetem pak dite me pare disa persona u gjeten te varur ne nje ure te Nuevo Laredos. Per ekspertet konflikti eshte i destinuar te behet edhe me i forte. Kontrolli i territorit, permes se cilit kalojne trafikime ilegale te çdo lloji eshte shume i rendesishem per kartelet.