E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina: Nuk do i harrojmë kurrë krimet barbare të NATO dhe SHBA ndaj Jugosllavisë

Kina: Nuk do i harrojmë kurrë krimet barbare të NATO dhe SHBA

Ministria e Jashtme kineze ka kujtuar bombardimin e ambasadës kineze në Beograd, nga forcat e NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, nuk kurseu sulmet ndaj NATO-s në një konferencë për media, duke e akuzuar si nxitëse të konflikteve në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Afganistan, e deri në Libi.

“Kinezët nuk do ta harrojnë kurrë gjakun dhe jetën që dhanë për mbrojtjen e së vërtetës, ndershmërisë dhe drejtësisë. Dhe nuk do t'i harrojë kurrë krimet barbare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja”, tha Ëang në një konferencë.

Në 7 maj, bombat e koalicionit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, bombarduan disa pika strategjike mbi Beograd, ndër to edhe ambasadën kineze, brenda së cilës fshiheshin agjentë të shërbimeve sekrete serbe.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›