E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina SHBA po hapin nje lufte ekonomike


Kina ka rikonfirmuar paralajmërimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara për një luftë ekonomike, nëse Kongresi do të aprovojë ligjin përmes të cilit i bëhet presion Pekinit për të vlerësuar monedhën e saj, jenin.

Paralajmërimi është publikuar në numrin e së martës të së përditshmes “Daily China”, e cila citon zëvendësministrin e Jashtëm kinez, Cui Tiankai.

“Nëse propozimi do të kthehet në ligj, rezultati do të jetë një luftë tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kjo do të sjellë një mungesë fitimesh për të dyja palët”, ka deklaruar Tiankai.

Zyrtari ka riafirmuar kundërshtimin e Pekinit ndaj projekt/ligjit, që do të pengonte rimëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe rritjen e ekonomisë amerikane, me pasoja tek vendet e punës.

“Projekt/ligji nuk paraqet në asnjë mënyrë realitetin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve”, ka nënvizuar Tiankai.

“Ai është i dëmshëm për raportet ekonomike dhe mund të ketë një impakt negativ ndaj marrëdhënieve dypalëshe”, ka shtuar ai.

Në fillim të muajit, me 79 vota pro kundrejt 19 votave kundër, Senati amerikan lejoi debatin mbi projektligjin ndëshkues ndaj Kinës dhe veprimeve të saj për ta mbajtur vlerën e jenit të ulët. Ndërkohë, votimi mbi këtë projekt pritet të mbahet brenda kësaj jave.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Jobs vdiq nga një arrest në frymëmarrje
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Obama-Sarkozy: Izrael-Palestinë në bisedime
Përurohet rruga “Murat Toptani”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›