E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rralle le Arsenalin per te bere ushtrine


Një prej blerjeve të kësaj vere tek Arsenali, Park Chu-Young, bëri të ditur se është i detyruar të braktisë brenda dy vitesh skuadrën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Nëse mesfushori nuk kryen rekrutimin 21-mujor përpara 30-vjetorit, atëherë ai rrezikon heqjen e shtetësisë dhe azilin e përjetshëm larg vendit të tij.

I blerë për katër milion stëlina nga Monako, 26-vjeçari tha: “Më mbeten edhe 1-2 vjet në Europë dhe mendoj se Arsenali është një vend i mrekullueshëm për të mbyllur karrierën. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i pashmangshëm dhe nuk ka arsye përse të mendoj të gjej një zgjidhje për këtë. Unë do të vazhdoj të luaj futboll, por për një klub ushtrie. E di që pas kësaj ka për të qenë e vështirë të rikthehem në Europë, por asnjëherë nuk i dihet”.

Park, i cili deri tani ka luajtur vetëm në Kupë, duhet ende të debutojë për Arsenalin. Ai ka realizuar 21 gola në 55 paraqitje për kombëtaren e Koresë së Jugut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kuzhe: Duam fitore me rumunët
Kombëtarja shqiptare kërkon të mbyllë me fitore fazën eleminatore të Euro 2012, e cila do të përfundojë të martën me ndeshjen kundër Rumanisë në Tiranë. Duka “ngel në klasë” kombëtaren
Në prag të përfundimit të këtyre eliminatoreve të Euro 2012, presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një analizë ekskluzive për “TCH”, nuk i jep notën kaluese asnjërës prej palëve të përfshira. Barcelona, klubi më popullor në Spanjë
Barcelona është shndërruar në klubin më popullor në Spanjë dhe lë pas me 7% në preferencat e përgjithshme Realin e Madridit, treguan rezultatet e një ankete të publikuar të hënën. Tek Bayerni lind ideja Drogba
Klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut, është i vendosur që të lëshohet në një sulm për të bërë të tijin sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. “Maradona do të shkatërrojë klubin”
Nuk ka nisur mirë aventura e Diego Armando Maradonës në krye të ekipit Al Wasl.

Lajmet kryesore

Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Jobs vdiq nga një arrest në frymëmarrje
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Obama-Sarkozy: Izrael-Palestinë në bisedime
Përurohet rruga “Murat Toptani”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›