E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine Tymoshenko kaloi kompetencat


Një gjyqtar në Ukrainë ka vendosur se ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko ka tejkaluar kompetencat e saj kur firmosi një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Ende nuk dihet nëse vendimi i gjyqtarit Rodion Kireyev do të thotë se Tymoshenko do të dënohet.

Ish-protagonistja e Revolucionit Portokalli, që akuzohet për abuzim me anë të pushtetit, insiston se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Yanukovych.

Ndërkohë, qindra mbështetës të partisë së zonjës Tymoshenko janë mbledhur jashtë gjykatës në Kiev.

Për të ruajtur rendin, jashtë gjykatës janë vendosur policë anti-protesta. Deri tani janë verifikuar disa incidente sporadike, por jo trazira të mëdha.

Në seancën e muajit të kaluar, prokurorët e cështjes kërkuan dënimin me shtatë vjet burg të ish-kryeministres.

Kundër procesit kanë dalë disa herë kundër shtetet perëndimore, në vecanti Shtetet e Bashkuara, që kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.

Ky qëndrim, aludojnë disa media, vjen pasi Perëndimi është kundër presidentit Viktor Yanukovych, i njohur për prirjet e tij pro-ruse.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Jobs vdiq nga një arrest në frymëmarrje
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Obama-Sarkozy: Izrael-Palestinë në bisedime
Përurohet rruga “Murat Toptani”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›