E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: SHBA-të të mos politizojnë çështjen e juanit

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur senatorët amerikanë janë mobilizuar për të parë Kinën të klasifikuar në vendet që manipulojnë monedhat e tyre.

"Nëse kësaj çështjeje i shtojmë faktorët politikë kjo do të komplikojë situatën dhe do të prekë negociatat dhe dialogun, gjë që ne nuk e dëshirojmë'', theksoi He Ning, zyrtar i Ministrisë së Tregtisë i ngarkuar me marrëdhëniet me SHBA-në.

Senatorët amerikanë depozituan të martën një propozim ligji që mbështet rritjen e vëzhgimit të përqindjes së këmbimit nga autoritetet amerikane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›