E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo, "vogëlushi" 25-mijë eurosh

Ylli portugez u transferua gjatë merkatos së verës së shkuar nga Mançester Junajtid tek Reali i Madridit për shumën e 93 milionë eurove, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave në futboll. Ronaldo ka dalë nga akademia e futbollit “Academica Sporting” në Lisbonë, një nga më të mirat në botë.

Drejtori i saj, Paolo, kujton me krenari vogëlushin e atëhershëm, Kristiano Ronaldo. Kur ylli i Realit ishte 12 vjeç, për të u pagua një shumë prej 25 mijë eurosh. “Ai kishte një talent jashtë serie”, kujton drejtori. Kjo shkollë ka nxjerrë një tjetër fitues të “Topit të Artë”, Luis Figon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›