E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siemens shkurton 4.200 vende pune

Kompania Siemens do të shkurtojë 4.200 vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit.
Nga 9.500 vendet e punës të këtij sektori në Gjermani, do të shkurtohen deri në vjeshtë 2.000 vende pune, bëri të ditur koncerni në Mynih. Planet përmbajnë shkurtimin e vendeve të punës në përputhje me nevojat sociale. Me këtë hap, sektori i teknologjisë së informacionit të Siemens-it, me një volum vjetor prej 4,7 miliardë eurosh, planifikon të bëjë ndarjen nga koncerni mëmë. Ky sektor do të ndahet gjatë këtij viti dhe do të kthehet në një sipërmarrje të pavarur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›