E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: Zgjidhja e çështjes së Iranit janë bisedimet

Sipas tij, Irani bëri publike planet për zgjerimin e programit të tij për pasurimin e uraniumit, duke sfiduar kështu presionin ndërkombëtar. Irani bëri publike të dielën planet e tij për të ndërtuar 10 impiante të reja për pasurimin e uranimunit në një lëvizje zgjerimi për programin e tij bërthamor, dy ditë pasi IAEA-ja miratoi një rezolutë ku e dënonte për zhvillimin sekret të kësaj veprimtarie bërthamore.

Qin gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve për "intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në kërkim të një zgjidhjeje". “Kina mbështet zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Iranit përmes dialogut dhe negociatave", theksoi ai.

Kina mbështeti rezolutën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, në një hap të rrallë ku shfaqi publikisht irritimin ndaj Iranit, që e furnizon Kinën me sasi të mëdha nafte.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›