Qipro, një miliarder rus gjendet i vdekur pranë shtëpisë
Sipas raportimeve të mediave qipriote, vdekja e tij deri më tani ka mbetur mister. Sipas mediave, Yuri Kyrilov, 61 vjeç, është mbytur dhe vrasësi i tij ishte përpjekur të fshihte trupin duke e mbuluar me disa degë pemësh.
Pas kryerjes së autopsisë, rezulton se viktima para se të ndërronte jetë, ishte përleshur me agresorin, pasi në trupin e tij u gjetën shumë shenja dhune. Shkaku i vrasjes nuk duket se është grabitja, pasi në trupin e viktimës u gjet një orë tepër e shtrenjtë, telefoni i tij celular, 50 euro dhe çelësat e apartamentit ku jetonte viktima, rreth 100 metra larg vendit ku u gjet trupi.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e vrasësit.