E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Siri vriten serish pjesemarres te nje kortezhi varrimi

E shtune pasdite ne qytetin sirian Homs. Njerezit cojne ne varr ata qe qene vrare nje dite me pare nga forcat e sigurise ne protesta. Shpejt varrimi kthehet ne nje demonstrate politike me nje kor zerash i cili muajt e fundit degjohet ne shume shtete arabe

Populli kerkon rrezimin e regjimit.

Pastaj degjohen te shtena njerezit perpiqen te largohen nga njeri-tjetri dhe te kerkojne strehim. Me ne fund sipas stacionit televiziv Al Xhazira ka serish shume te vrare dhe te plagosur. Aktivistja e te drejtave te njeriut Rana Zaitouni e veren gjendjen ne Damask

Ne kemi emrat e njembedhjete veteve te cilet e humben jeten ne kete varrim. Ne besojme se ky numer do te rritet me teper sepse po mberrijne emra te rinj nga spitale te ndryshme ne te cilat sillen te vdekurit.

Sic behet e qarte tani manifestimet e protestes te se premtes qene shume me te medha dhe me nje numer me te madh pjesemarresish se ne javet e shkuara. BBC-se i raporton Abu Dirar nje i ri nepermjet Skype-t per nje demonstrate ne Damask ku ai mori pjese

Une isha i pranishem ne rrugen Khalid-ibn-Walid. Pas faljes se te premtes ne ishim perballe me forcat e sigurise- dhe bandave te huliganeve te regjimit. Ata kishin kerbace prej druri prej hekuri dhe shkopinj te cilet shkrepin goditje elektrike. Disa madje mbanin thika dhe shpata. Ata u turren pas njerezve dhe i rrahen.

Sipas te dhenave te Organizates Nacionale per te Drejtat e Njeriut ne Siri- ajo e ka qendren ne Egjipt te premten u vrane te pakten 44 vete. Agjencia shteterore siriane e lajmeve SANA foli nga ana e saj per 17 te vrare midis tyre edhe police dhe forca te sigurise. Dhuna sipas agjencise qe shkaktuar prej bandave te armatosura. Ato paten shfrytezuar faktin qe ministria e Brendshme pati dhene direktiven e qarte qe te mos hapej zjarr kunder demonstruesve.

Meqenese qeveria siriane i ka debuar jashte vendit thuajse te gjithe gazetaret e huaj eshte e pamundur qe te krijosh nje tabllo te plote per gjendjen ne Siri. Verifikimi i raporteve te qeverise dhe te opozitareve eshte gjithashtu i veshtire.

Autor Carsten Kuumlhntopp/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›