E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina dhe SHBA-ja, të gatshme për të zgjidhur konfliktet për Detin e Kinës Jugore

12-07-2012 / Gazeta 55

Tensionet për këto ujëra kanë hyrë në një kapitull të ri, më të trazuar se vetë dallgët e Detit të Kinës Jugore. Kina, Vietnami, Filipinet, Malajzia, Brunei dhe Tajvani, pretendojnë se u takojnë pjesë nga deti i pasur me naftë i Kinës Jugore, ndërkohë që paralelisht kanë sofistikuar flotën e tyre në këto ujëra

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë sinjalizuar dje gatishmërinë për të punuar së bashku lidhur me “çështjet e brendshme” që kanë të bëjnë me tensionet midis vendeve të rajonit për detin e pasur me naftë të Kinës Jugore. Kina, Vietnami, Malajzia, Brunei, Tajvani dhe Filipinet pretendojnë se u takojnë pjesë nga Deti i Kinës Jugore. Tensionet për këto ujëra kanë hyrë në një kapitull tjetër, më të trazuar se vetë dallgët e këtij deti, pasi gjashtë shtete pretendojnë se kanë të drejtë të gërmojnë thellë në këto ujëra për të zbuluar naftë, ndërkohë që paralelisht kanë sofistikuar flotën e tyre në Detin e Kinës Jugore. Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, tha se Pekini është i gatshëm të punojë me Uashingtonin "për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’i trajtuar me kujdes dallimet që kanë të bëjnë me çështjet e brendshme”. Duke i bërë jehonë tonit pajtues të kryediplomatit kinez, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Kina jo vetëm munden, por do të punojnë së bashku në Azi”.  Klinton, e cila iu bashkua ministrave rajonalë  në një forum në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga kërcënimet. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me këto konflikt mund të qetësojë disi temperamentet e palëve tani për tani, por konflikti detar mund të kërkojë kohë për t’i zgjidhur. Pekin pretendon se Deti i Kinës së Jugut është territor i saj në bazë të të dhënave historike dhe ka theksuar se Kina ka "sovranitet të padiskutueshëm"mbi të. Filipinet dhe Kina së fundmi kanë pasur një debat të ashpër lidhur me cekëtinën  Scarborough. Shtetet e Bashkuara ka theksuar se do të mbajnë një qëndrim neutral lidhur me këto mosmarrëveshje detare, pavarësisht se ka ofruar të ndihmojë forcat ushtarake filipinase. Kina ka paralajmëruar se “forcat e jashtme”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›