Kina, ende e papjekur për të marrë përgjegjësi në diplomacinë botërore
Askush nuk pret që Kina të renditet në mënyrë të përkryer në të njëjtin rresht me SHBA-në apo me BE-në për Sirinë apo edhe për çështjet e tjera. Por preferenca e saj e vazhduar për t’u rreshtuar në anën tjetër të thirrjeve të ndara – e madje edhe kur e bën këtë shkon në kundërshtim me vetë interesat e saj kombëtare – e vë në pikëpyetje guximin e brendshëm të saj për të qenë një lider Nga Kris Hill Është folur shumë gjatë viteve të fundit për dobësimin e Amerikës dhe për rezultatin pasues të zëvendësimit të saj nga Kina. Mirëpo, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vërtet përballen me probleme që kanë nevojë urgjente për adresim, nëse Kina synon të rritet edhe më shumë, e le të mos themi gjë për zëvendësimin e SHBA-së në aspektin ndërkombëtar, së pari duhet të vërë në rend shtëpinë e vet. Ata që thonë se Amerika është duke u dobësuar e kanë të vështirë t’ia dalin mbanë për sa i përket ekonomisë. Përkundër të gjitha vështirësive të saj të fundit (të cilat shumica e shteteve me shumë dëshirë do t’i këmbenin me ato të vetë atyre), SHBA-ja mbetet një gjenerator i industrisë dhe i përtëritjes, dhe mund të shfaqet edhe si një central energjetik po ashtu. Ajo që e kërcënon, më tepër, lidershipin global të Amerikës është fakti se tani ka politikat më të ndara dhe përçarëse të brendshme në histori. Shteti, populli i të cilit tradicionalisht është krenuar për faktin se është praktik, po e përjeton një periudhë të efekteve të mëdha negative të teorizimit, ideologjisë dhe të ashtuquajturave “ide të reja” të tepruara, të cilat i bllokojnë idetë praktike që vijnë nga bashkëveprimet konstruktive me kundërshtarët politikë. Abdikimi i kompromisit dhe i kolegjialitetit në politikat e brendshme ka ngritur sfida të reja në bashkëveprimin e Amerikës me të tjerët, po ashtu. Debati i politikave të jashtme në SHBA është shndërruar në një prokurë për atë që është “më i ashpër”, e që jo domosdo do të thotë edhe më i mençur. Si rrjedhojë, arti amerikan i përfshirjes diplomatike, aftësia për të folur me palë të ndryshme, ndërsa i mban për vete vetë qëndrimet e saj, është zëvendësuar me të madhe nga një dëshirë për të folur zëshëm, me gisht të drejtuar, paraqitjen e vetvetes si palë që ka të drejtë dhe me kundërpadi. Shtetet e kanë përshëndetur dhe e kanë kërkuar angazhimin amerikan. Tani disa paksa edhe i frikësohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për lojën me oreksin e brendshëm amerikan për ashpërsinë e supozuar. Mirëpo, para se SHBA-ja t’ia dorëzojë lidershipin ndërkombëtar Kinës, duhet të këshillohet që të shikojë më përpara në vetë ndasitë e brendshme politike të Kinës dhe paaftësinë e saj për të sinkronizuar politikat e brendshme me përgjegjësitë globale në rritje. Problemet e Kinës bëjnë që këto telashet amerikane të duken triviale kur të krahasohen. Gjatë viteve të fundit, Kina është ngatërruar gjithnjë e më shumë në një përçarje të stilit të shekullit nëntëmbëdhjetë me disa prej fqinjëve të vet në Azinë Juglindore rreth pretendimeve konfliktuoze për Detin e Kinës Jugore. Përpara se ta vajtojmë mosgatishmërinë amerikane për të shfletuar librin e historisë mbi ndonjë subjekt ndërkombëtar, duhet ta shikojmë Kinën në veprim, duke i komplikuar në mënyrë sistematike marrëdhëniet e saj me rëndësi vitale në rajon rreth... çfarë? Pretendimi i ashtuquajtur “nëntë goditje” i Kinës, i cili në esencë kërkon të shndërrojë të gjithë Detin e Kinës Jugore në një liqen jugor kinez, paraqet trashëgimi të Republikës së Kinës të Chaing Khai-Shekut. Dhe ku e ka gjetur Generalissimo inspirimin për këtë pretendim? Kina argumenton se ujërat kanë qenë të Kinës për mijëra vjet, mirëpo inspirimi i mundshëm është më i freskët dhe reflekton okupimin e Tajvanit nga Japonia mbretërore deri në vitin 1945. prandaj, Kina, kultura dhe arritjet të cilat lakmohen nga bota, sot është në një luftë fjalësh – dhe me disa anije detare po ashtu – me pothuajse të gjithë fqinjët e vet jugorë, për shkak të një pretendimi të trashëguar për një çështje që kërkon një proces negociatash ndërkombëtare. Zakonisht nevojiten vlerësime të ndryshme për zgjidhjet politike në situata të tilla. Mirëpo, në rastin e bujarisë së munguar të Kinës për Detin e Kinës Jugore, veprime të brendshme që qortojnë “dobësinë” dhe që kërkojnë ashpërsi nga liderët politikë janë një faktor kyç. Nga mesi i mbi 500 milionë përdoruesve të Internetit në Kinë, për shembull, vetëm një mund ta ndiejë rritjen e mundshme të sentimentit nacionalist, të reflektuar në kritikën e ashpër të “dobësisë” zyrtare në mbrojtjen e interesave kineze. Qeveria e Kinës është jashtëzakonisht e ndjeshme për sulme të tilla. Nëse një bloger kinez e kritikon qeverinë rreth shtypjes në Falun Gong, apo e mbështetë opozitën e Tibetit, policia e Internetit nxiton në skenën e krimit të supozuar. Mirëpo, nëse bloguesi publikon thirrje pozitive për më shumë materiale, atëherë qeveria e përshëndet dhe punon më shumë për t’i siguruar ato. Presionet e brendshme e kanë lënë Kinën duarlidhur edhe në shumë çështje të tjera po ashtu. Shumë vëzhgues ndërkombëtar mund t’ia falin Kinës sjelljen në Detin e Kinës Jugore, duke e pasur parasysh faktin se shumë shtete, të mëdha dhe të vogla, kanë përçarje detare me fqinjët. Mirëpo vetë kushtet e Kinës, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për internet shfrytëzuesit apo për institucionet zyrtare konkurruese, i kanë kontribuuar një të dhëne ndërkombëtare që po ia përfitojnë Kinës talljen nga fqinjët e vegjël dhe fuqitë e ngjashme të mëdha. Mbështetja e vazhduar e Kinës për një aspirues bërthamor si Koreja Veriore është një rast për t’u theksuar. Asnjë shtet i përgjegjshëm në botë sot nuk ia vë ndonjë meritë sjelljes së Koresë Veriore. Megjithatë, preokupimi i Kinës me politikat e saj të brendshme është i tillë që nuk mund ta shohë çmimin që paguan për të reaguar në çdo zemërim të Koresë së Veriut me përbuzjen të paqartë, të kombinuar me shprehjet e shpresës se Koreja e Veriut do të reformohet. Për shembull, qetësia e përgjigjes së saj ndaj sulmeve ushtarake të Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut në vitin 2010 i la koreanojugorët, të cilët janë po ashtu edhe fqinjë të Kinës, në dëshpërim për marrëdhëniet dypalëshe. Origjina e laramanisë politike të Kinës qëndron në dështimin e lidershipit të saj për të formësuar apo theksuar domethënien e politikave të brendshme: shumë kinezë ende e shohin Korenë Veriore pak trime si një mike dhe aleate. Kështu që, Kina nuk bën gjë për të sinjalizuar një mënyrë më serioze të ecjes përpara, e aq më pak për të fituar respekt në komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, i cili tani është i lodhur plotësisht nga sjellja e Koresë së Veriut. Lista e politikave të paqëndrueshme të saj vazhdon. Siria është problemi i fundit ndërkombëtar të cilin Kina, e sforcuar përsëri nga politika e brendshme, nuk duket se po e kupton si duhet. Askush nuk pret që Kina të renditet në mënyrë të përkryer në të njëjtin resht me SHBA-në apo Bashkimin Evropian për këtë apo edhe çështjet e tjera. Por preferenca e saj e vazhduar për t’u rreshtuar në anën ana tjetër të thirrjeve të ndara – e madje edhe kur e bën këtë shkon në kundërshtim me vetë interesat e saj kombëtare – e vë në pikëpyetje guximin e brendshëm të saj për të qenë një lider. Asnjëra prej këtyre nuk synon të minimizojë pasojat e polarizimit politik në SHBA. Mirëpo, ndërkohë që problemi i Amerikës në botë sot ajo se ndonjëherë presionet e brendshme çojë drejt një guximi të tepërt, problemi i Kinës është se presionet ngjashme kufizuese prodhojnë dobësi në fushën e politikës së jashtm. Autori, aktualisht dekan në shkollën Korbel të studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ishte njëri prej arkitektëve kryesorë të diplomacisë amerikane në vitet 1990 dhe 2000. Marrë nga “Project Syndicate”
...