E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina hedh sytë nga vendet ish-komuniste të Evropës lindore

Kina gjithnjë e më shumë po hedh sytë nga ish-vendet komunistet në Evropën lindore. Kryeministri kinez Uen Jiabao ka mbyllur turin e vizitave në katër vende të Evropës me një vizitë dyditore në Poloni. Në këtë vend të enjten do të mbahet samiti Polonia-Evropa Qendrore-Kina, ku pritet të marrin pjesë kryeministrave e Shqipërisë, bullgarisë, Bosnjës, Kroacisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenisë.

Mbi treqind firma kineze dhe 450 kompani të rajonit dhe 300 polake pritet të marrin pjesë gjithashtu në këtë samit.

Deri tani investimet e Kinës në këtë rajon janë në një nivel modest prej 821 milion dollarë por ata synojnë që në të ardhmen të përqendrojnë një pjesë të mirë të investimeve në këtë rajon.

Në një kohë kur vendet e eurozonës janë prekur nga kriza e borxheve ka shumë shqetësime se vendet jashtë kësaj zone dhe jo anëtare të BE-së po shtrojnë tapetin e kuq. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›