E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Kosovës, pritje për mediat në Tiranë

Me marrjen e mandatit për drejtimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë, kreu i këtij insititucioni Sylejman Selimi organizoi një pritje për përfaqësuesit e mediave në vendin tonë.

Selimi e ka cilësuar një moment të rëndësishëm mbajtjen e këtij posti, sidomos në kuadër të 100 -vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Kreu i ambasadës së Kosovës në vendin tonë duke folur për marrëdhëniet me mediat, e ka cilësuar rolin e pushtetit të katërt shumë të rëndësishëm sa i përket përcjelljes me profesionalizëm të frymës së bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Vetëm pak kohë më parë , pas festimeve për 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Sylejman Selimi u emërua ambasador i Kosovës në vendin tonë. Selimi ka zhvilluar gjatë kësaj kohe një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›