E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona humbet gjithçka në dy ndeshje

Foto Reuters

Në dy ndeshje ekipi më i mirë në Evropë, Barcelona, ka humbur thuajse gjithçka për këtë sezon futbollistik. Pas humbjes përballë Real Madrid dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve do të thotë se ajo mbetet në lojë për të fituar vetëm për Kupën e Mbreitit. Ironikisht shkaktari është ylli i saj, Lionel Mesi. Argjentinasi ka humbur shansin e artë për të dërguar ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve me anë të një 11-metërshi.

Ekipi spanjoll i cili humbi takimin e parë me rezultatin minimal 1-0 në Londër, ndërsa e nisi mirë ndeshje e kthimit përballë Celsit në Kam Nou. Në minutën e ’35, Buskets kaloi Barcelonën në avantazh duke qetësuar gjakrat. Kartoni i kuq për Terrin dhe goli i dytë për Barcelonën tetë minuta më pas, realizuar nga Iniesta, krijuan idenë se për Barcelonën do të ishte shumë e lehtë të kalonte Celsin.

Por në fakt ka rezultuar e kundërta. Romires shënoi gol për ekipin anglez pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë. Më pas Barcelona u vu në kërkim të golit që do t’i siguronte kualifikimin por pa ia arritur dot, madje duke shpërdëruar edhe një 11-metërsh. Ndërsa në fund të ndeshjes ishte Fernando Torrez, ai që çoi në 2-2 rezultatin final, duke bërë që Barcelona të dalë kokë ulur nga stadiumi i saj. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›