E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, hua 20 miliardë USD për Afrikën

Kina ka premtuar një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh për Afrikën në tre vitet e ardhshme, në përpjekje për të intensifikuar marrëdhëniet dhe tregtinë.

Presidenti Hu Jintao e bëri njoftimin në fjalë në një samit të mbajtur në Pekin me liderët e ardhur nga 50 vende afrikane.

Ai tha se këstet do të mbështesin infrastrukturën, agrikulturën dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Lideri kinez bëri gjithashtu thirrje për më shumë bashkëpunim me vendet afrikane për çështje ndërkombëtare.

“Si vende në zhvillim, Kina dhe vendet e Afrikës duhet të punojnë më shumë së bashku për t’iu përgjigjur problemeve të tipit: i madhi i bie në qafë të voglit, i forti dominon mbi të dobëtin dhe i pasuri shtyp të varfërin”, deklaroi Jintao.

Huaja në fjalë është dyfishi i huasë që Kina premtoi për një periudhë trevjeçare në vitin 2009, kohë nga e cila Kina është bërë partneri më i madh i Afrikës në tregti.

Tregtia në fjalë arriti një rekord prej 166 miliardë dollarë në vitin 2011, shkroi në vitin 2011 ministri kinez i Tregtisë, Chen Deming në të përditshmen “China Daily”.

“Ne duam ta vazhdojmë miqësinë tonë tradicionale duke përjashtuar ndërhyrjet e jashtme dhe duke rritur mirëkuptimin dhe besimin”, shtoi më tej presidenti kinez.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon po ndjek gjithashtu punimet e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, i pesti që mbahet në vitet e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›