Tatimet pezullojnë 4 biznese, nuk jepnin kuponin tatimor

Drejtoria e përgjitshme e tatimeve pezullon punën e 4 bizneseve në kryeqytet që kanë refuzuar përdorimin e kuponit tatimor gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.Në një aksion të njëkohshëm, tatimet kanë bllokuar 3 fast foode dhe një bar kafe për një periudhë 6 mujore.
Drejtori i shërbimit të tatimpaguesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Erion Prifti tha se masa u mor pas gjobave paralajmëruese ndaj këtyre subjekteve për mos përdoriminin e kuponit tatimor Por përfaqësues të bizneseve thanë se kanë respektuar ligjin duke prerë çdo herë kuponin tatimor
Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka paralajmëruar të tjera aksione jo vetëm në kryeqytet për të gjithë ato bieznese që refuzojnë përdorimin e kuponit tatimor.