Greqia lufton me zjarret

Ndërsa tëmperaturat në shtetin Helen kanë arritur 46 gradë celzius, autoritete greke po luftojnë edhe me zjarret. Situata vazhdon të jetë e rënduar në rajonin e Akaias në qytetin e Patras në Greqi.
Flakët nisën mëngjesin e së dieles afër Selas, 8 km nga Patra, ku po zhvillohej një festë fetare për nder të Shën Marinas dhe zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje për të shuar flakët. Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën e Kisamos, në ishullin e Kretës, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që fshati i Papadianas është evakuuar.
Më shumë se 120 zjarrfikës, 4 helikopterë po luftojnë me flakët në rajonin e përfshire nga flakët në gadishullin e Peloponezit.
Banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa sipas policisë është shpallur gjendje emergjence në 5 fshatra.
Flakët e zjarrit kërcënuan edhe shumë shtëpi ndërsa erërat e forta ndihmuan në përhapjen me lehtësi të tyre, ndërkohe që deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë, apo i plagosur.
Zjarret janë të shpeshta në Greqi, e ndërsa që prej javës së kaluar vendi u përfshi nga I nxehti afrikan.