Pakistan, avionët amerikanë vrasin 16 militantë

Aeroplanët amerikanë pa pilotë kanë vrarë sot 16 persona që dyshohen se janë militantë, në pjesën veriore të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet pakistaneze të cilët theksuan se sulmet ndodhën në zonën fisnore të Vaziristanit verior.
Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i të viktimave.
Disa grupe militante, që akuzohen për sulme kundër forcave të NATO-s, vazhdojnë të jenë aktiv përgjatë kufirit.
SHBA-ja kanë rritur numrin e sulmeve me aeroplanë pa pilotë në këtë zonë gjatë këtij viti. Rreth 20 persona janë vrarë gjatë tre sulmeve nga e hëna.