E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina kopioi avionin ushtarak amerikan

Avioni më i përparuar teknologjik në ushtrinë kineze, reaktivi J-20, i cili shmang identifikimin në radar, mund të jetë ndërtuar pas studimit të një avioni ushtarak amerikan, të rrëzuar në konfliktin e Kosovës.

Admirali Davor Domazet-Loso, një drejtues i lartë i ushtrisë kroate në atë kohë, pretendon se agjentë të Shërbimeve Inteligjente Kineze mbërritën në vendngjarje në vitin 1999, duke marrë pjesë të avionit F-117, i pakapshëm prej radarëve. Ai e bëri këtë deklaratë sot në shtypin kroat.

Mjeti ishte rrëzuar nga kundraajrorët jugosllavë gjatë konfliktit. Kina testoi avionin e saj të parë të pakapshëm ushtarak një muaj më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›