Bekim Bala vishet bardheblu sot prezantimi

20-vjecari do te marre 60 mije euro ne sezon. Prezantimi Skender Halili do te prese sot Balen dhe Liken
Ishte planifikuar qe te shtunen ne mesdite sulmuesi shkodran Bekim Bala te zyrtarizohej lojtar i Tiranes dhe te behej edhe paraqitja para mediave mirepo kjo nuk ka ndodhur. Shkak per shtyrjen e ceremonise se paraqitjes jane bere edhe trazirat e diteve te fundit. Klubi ka menduar qe te beje nje ceremoni me te vecante diten e hene. Keshtu pritet qe mesditen e se henes te prezantohet me fanellen e Tiranes shkodrani Bekim Bala por edhe patrioti i tij Gilman Lika.
60 mije euro ne sezon
Pasi siguruan sherbimet e Gilman Likes 24 here kampionet tashme kane afruar edhe Bekim Balen. Sulmuesi i talentuar qe ka prishur kontraten me Genclerbirligine ne Superligen turke tashme mund te konsiderohet si nje lojtar i Tiranes. Nga informacionet e para kemi marre vesh se futbollisti per nje sezon do te marre nga klubi me i titulluar ne Shqiperi plot 60 mije euro.
Tirana - Vllaznia 2-1
Gjate kesaj merkatoje klubi i Tiranes ka mundur plot dy here konkurrencen e forte te Vllaznise. Pra per te dy blerjet e janarit si per Balen ashtu edhe per Liken bardhebluve u eshte dashur te merren me Vllaznine qe prej kohesh kerkonte qe te kthente dy talentet e saj ne Shkoder. Gjithsesi mund te thuhet se Valter Fushaj ka shenuar golin e nderit pasi ka arritur qe te afroje Abrahamin. Mbrojtesi nigerian edhe pse nuk shihej me sy te mire nga drejtuesit e Tiranes per shkak te moskorrekteses se tij ne vitet e kaluara konsiderohej si nje lojtar i nevojshem per projektin Dede. Ky i fundit tashme duhet qe te ndertoje mbrojtjen pa te duke qene se lojtari me ngjyre u largua tek ekipi shkodran.