E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Vllaznia dhe Laci marrin tri piket

Shkoder Vllaznia mposhti Besen 2-1. Ballsh Shazivari dhe Hysa i japin tri piket Lacit

Dje u luajten edhe dy ndeshje te tjera te javes se 17-te te Superliges shqiptare ne futboll. Pas takimit qe u zhvillua te premten ne Kruje mes Kastriotit dhe Flamurtarit e fituar nga miqte me rezultatin 2-1 nje dite me pas te shtunen ka luajtur edhe Vllaznia me Besen ne Shkoder ndeshje qe ka perfunduar 2-1 per kuqeblute por edhe Bylisi me Lacin ne Ballsh ku kane triumfuar miqte kurbinas me rezultatin 2-1.

Vllaznia fiton te nenten

Vllaznia ruajti hapin e pretendenteve per titullin kampion pasi mundi dje ne Loro Borici ekipin e Beses. Keshtu ekipi i Fushes u barazua me pike me Skenderbeun e vendit te dyte 34 pike por me nje ndeshje me pak. Kjo ishte fitorja e nente sezonale e formacionit te Mirel Joses qe synon titullin e dhjete ne historine e klubit me te vjeter ne Shqiperi. Blerja dimerore e Beses kroati Matko Djarmati ne minuten e 16-te shenoi nje autogol ne porten e tij duke befasuar nje tjeter blerje te kavajasve portierin Elvis Kotori. Pas disa perpjekjeve te Rajovicit Vllaznia dhe Mancakut Besa pjesa e pare u mbyll me avantazhin e kuqebluve. Pas rasteve te Marko Dos Santosit dhe Bledar Mancakut te ndalur nga portieri i Vllaznise Miroslav Vujadonivic mesfushori i Ndricim Shtubina shenoi golin e dyte ne minuten e 75-te duke shuar shpresat e kavajasve per nje barazim te mundshem ne Shkoder. Goli i nderit i Beses u shenua nga sulmuesi Fatjon Sefa ne minuten e 92-te rrjete qe i sherbeu vetem ish-lojtarit te Dinamos per tu ngjitur ne kuoten e dy golave nga nje per cdo fanelle te veshur prej gjate ketij sezoni. Keshtu Besa pas dy fitoreve ne dy ndeshjet e fundit humbi serish terren duke koleksionuar humbjen e tete pavaresisht perforcimeve te bujshme ne merkaton e verdhezinjve.

Shazivari dhe Hysa denojne Bylisin

Bylisi i beri nje nisje te keqe pjeses se dyte te sezonit duke humbur 2-1 ne shtepi me Lacin pavaresisht se afrikani Luis Uashington realizoi 23 per vendasit ne Adush Muca. Ky ishte goli i tij i pare ne kete sezon dhe i dyti i huaj qe shenon per formacionin e trajnerit Nikola Ilievski pas portierit Emanuel Egbo me penallti. Laci ia doli te barazonte rezultatin ne fundin e pjeses se pare kur mbrojtesi Elio Shazivari realizoi golin e tij te dyte sezonal. Golin e fitores per lacjanet e firmosi sulmuesi Vilfor Hysa ne minuten e 56-te duke i dhene tri pike shume te cmuara skuadres se tij ne fitoren e dyte ne transferte te ekipit te Stavri Nices e qe tashme e sheh veten ne vendin e gjashte me 24 pike. Per Hysen ky ishte goli i tij i trete sezonal. Bylisi vazhdon te perjetoje krizen e tij - humbja e tij e dyte rresht dhe e dhjeta sezonale - pavaresisht blerjeve te shumta dimerore por qe duhet thene se legjioni brazilian nuk ishte i disponueshem per ish-trajnerin e Maqedonise Ilievski. Bylisi 15 pike renditet ne vendin e parafundit me po aq pike sa Besa e vendit te dhjete.

Kategoria Superiore

Java 17

Te premten

Kastrioti-Flamurtari 1-2

Dje

Bylis-Laci 1-2

Vllaznia-Besa 2-1

Te shtyra

Elbasani-Dinamo

Shkumbini-Teuta

Tirana-Skenderbeu

RENDITJA Nd. Pike

1. Flamurtari 17 37

2. Skenderbeu 16 31

3. Vllaznia 17 31

4. Tirana 16 26

5. Dinamo 16 25

6. Laci 17 24

7. Teuta 16 21

8. Shkumbini 16 20

9. Kastrioti 17 20

10. Besa 17 15

11. Bylis 17 15

12. Elbasani 16 9

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›