E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kritikon takimin e Obames me Dalai Lamen

Kina e sheh takimin si nje rrezik per marredheniet bilaterale. Nje veprim i tille eshte perzierje ne punet e brendshme te Kines lendon ndjenjat e popullit kinez dhe demton marredheniet kineze-amerikane citon agjencia e lajmeve Xinhua zedhenesin e Ministrise se Jashtme ne Pekin. Kina kerkon qe SHBA te ndaloje nderhyrjet dhe te nderprese mbeshtetjen e levizjes seperatiste te tibetianeve.

Udheheqja ne Pekin e akuzon Dalai Lama-n se po punon per shkeputjen e Tibetit nga Republika Popullore dhe e ben ate pergjegjes per trazirat ne pllajen e Himalajes.

76 vjecari i cili u largua nga Tibeti i pushtuar nga Kina ne vitin 1959 eshte nderuar me cmimin Nobel per paqe ne vitin 1989 per angazhimin e tij per nje zgjidhje paqesore te konfliktit dhe per me shume autonomi per rajonin.

Zbutet karakteri zyrtar i takimit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dalai Lama pas vizites ne Shtepine e Bardhe ne shkurt 2010. Per here te fundit Obama e kishte takuar kreun shpirteror te tibetianeve ne shkurtin e vitit te kaluar. Ai u prit ne Dhomen e Hartave te Shtepise se Bardhe ne Ushington dhe shkaktoi zemerimin e udheheqjes kineze. Por sikurse atehere edhe tani presidenti amerikan u perpoq qe ti reduktoje disi formen zyrtare takimit. Pra takimi te shtunen 16.07.2011 nuk u zhvillua ne Zyren Ovale por perseri ne Dhomen e Hartave. Perfaqesuesit e medieve nuk u lejuan te ishin te pranishem.

Pas nje bisede 45 minutash me kreun e budisteve Obama theksoi se sa e rendesishme eshte mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe qe Tibeti edhe me tej do te trajtohet nga SHBA si pjese e Kines.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Udhetime te kufizuara per ne Tibet me rastin e 60 vjetorit te clirimit te tij paqesor nga Kinen. Udhetimet per ne Tibet te kufizuara

Ne Tibet autoritetet kineze kane kufizuar edhe me tej udhetimin e turisteve ne rajon lidhur me festimet zyrtare per sic quhetbdquoclirimin paqesor te Tibetit nga trupat kineze para gati 60 vjetesh.

Qysh prej qershorit nuk lejohen me pushues te huaj te udhetojne per ne Tibet autoritetet veshtiresuan tani edhe hyrjet per turistet kineze bejne te ditur qendrat e ndryshme turistike kineze. Numri i biletave do te jete i kufizuar dhe rruget per ne Tibet do te mbikqyren ashper thuhet me tej. Brenda territorit te Tibetit jane ngritur pika te tjera kontrolli. Organizata joqeveritare Fushata Nderkombetare per Tibetin ICT beri te ditur se kryeqyteti tibetian Lhasa eshte ndare nga pjesa tjeter e botes.

Autor Susanne Eickenfonder dpa dapd / Mimoza Kelmendi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›