Kina kryen ecje historike në hapësirë, e treta në botë

Astronauti kinez Zhai Zhigang kreu sot një ecje historike në hapësirë, duke e rreshtuar kështu Kinën si vendin e tretë në botë në këtë fushë, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Astronauti Zhigang në hapësirë
Ecja e tij 15 minutëshe sot në hapësirë u regjistrua me kameran e montuar
jashtë anijes kozmike dhe u transmetua direkt për miliona shikues në Kinë dhe
në vende të tjera. Zhai i përshëndeti shikuesit dhe u pa në video, duke mbajtur
në dorë flamurin kinez, që ia dha anëtari i ekuipazhit, Liu Boming.
Anija e hapësirës u nis të enjten në mbrëmje nga aerodromi Zhukuan në veriperëndim të Kinës. Nesër, ose të hënën, anija është në plan ta kryejë zbritjen në stepat mongoleze.
Anija e parë kozmike e Kinës me ekuipazh në bord shihet si një hap i rëndësishëm në planet e Pekinit për të patur një stacion të përhershëm orbital.//lk