Kina lëshon në orbitë satelitët
Kina lëshoi me sukses në hapësirë dy satelitë "Shijian IX A/B" të dielën. Lëshimi i tyre u bë në orën 11:25 nëpërmjet raketës mbajtëse "Marshim i Madh II C".
Satelitet IX A/B janë të parët që mbajnë teknologji të re. Ato janë dizenjuar dhe prodhuar nga Grupi i Teknologjisë Hapësinore i Kinës. Me këta satelitë, do të forcohet aftësia e Kinës në studimin dhe lokalizimin e mjeteve të saj kozmike.
Ky ishte lëshimi i 169-të përmes raketave Marshim i Madh.