E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple licencon orën zvicerane në iOS 6

Kompania Apple ka licencuar fotografinë e orës që e ka përdorur në iPad-in e saj që kur ishte lëshuar iOS 6.

Apple e ka licencuar atë dizajn të orës nga Hekurudha Federale Zvicerane (SBB), që e ka përdorur atë për më tepër se 60 vite. Që të dy ndërmarrjet janë të lumtura me kushtet e marrëveshjes, hollësitë e së cilës janë të pakta dhe nuk zgjerohen për të treguar se sa para mund të ketë kushtuar ky licencim.

“Palët kanë negociuar një marrëveshje që ia mundëson Apple të përdor orën e stacionit të SBB-së nën një marrëveshje licencimi. Palët janë pajtuar që sasia e faturës për licencim dhe ndonjë hollësi e mëtejshme në lidhje me marrëveshjen për licencim do të mbesin të fshehta”,- thotë SBB në një deklaratë për shtyp.

Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) ishte ankuar në fillim për përdorimin e imazhit të orës

“Ora e stacionit SBB ishte dizajnuar për ndërmarrjen në 1944-ën nga inxhinieri dhe dizajnuesi Hans Hilfiker. Ajo është një ikonë dizajni që nuk ka humbur asnjë nga apelet e saj në kohën digjitale. Një veçori e veçantë e pamjes së orës është treguesi i vet i dytë i kuq në formën e një disku sinjalizues të një roje të hekurudhës. Edhe tani ai simbolizon inovacionin dhe qëndrueshmërinë që janë cilësi kyçe të atribuar për të dy palët, SBB-në dhe Zvicrën si një tërësi.”

Më herët SBB ishte ankuar që Apple ishte duke e përdorur pamjen e orës pa lejen e saj. /PCWorld Albanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›