E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbështet Rusinë për programin bërthamor të Iranit

Pekini reagoi kështu ndaj raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA, e cila pretendon se Irani po punon për ndërtimin e armëve bërthamore. Shumë fuqi perëndimore përfshirë edhe Francën e SHBA-të kanë theksuar se duhet të rriten sanksionet ndaj Iranit.

“Ne si gjithmonë, besojmë se dialogu dhe bashkëpunimi janë qasjet e vetme efektive për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit”, tha në një komunikatë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei. “Vendosja e sanksioneve të reja dhe shtimi i presionit nuk mund ta zgjidhin në mënyrë përfundimtare çështjen”, shtoi ai.

Raundi i fundit i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës përfundoi pa rezultat në Janar. Ndërkohë që në mediet ndërkombëtare kanë qarkulluar raporte të cilat thonë se SHBA-të, Britania dhe veçanërisht Izraeli po përgatitej të sulmonte impiantet bërthamore të Iranit./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-10 18:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›