Zvërneci pushtohet nga mbeturinat

Përveç lumenjve pafundësisht të ndotur, edhe në hapësira të gjera, mbeturinat shtrihet anë e kënd.
Bregdeti pyjor i Zvërnecit në qytetin e Vlorës, me një hapësirë rreth 7 kilometrash, thuajse është i pushtuar nga mbeturinat. Mbetjet hidhen gjatë verës dhe askush nuk kujtohet të hiqen gjatë dimrit. Zona administrohet nga komuna Qendër.
Edhe subjektet e ndryshme që funksionojnë në këtë zonë, kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër për të hedhur mbetjet në këtë zonë. Kryetari i komunës Qendër, Fredo Berberi, thotë se gjatë sezonit të verës caktohen punonjës për të realizuar pastrimin, por ai shton se nuk mund të përballohet papërgjegjshmëria e njerëzve që i hedhin mbetjet me vend e pa vend. Nga ana tjetër, Berberi sqaron se po vlerësohen kapacitetet e komunës për të zgjeruar territorin e pastrimit. /Start/
2011-11-11 10:01