E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina ndërtoi urën më të gjatë në botë

Pas katër vjet pune, në Kinë ka përfunduar ura më e gjatë në botë, e cila së shpejti do të vihet në përdorim.

Ura e gjatë 42.5 km mbi Detin e Verdhë, lidh qytetin Çingdao në provincën lindore Shandong, me qarkun Huangdao.

Ura e re është 174 herë më e gjatë se “Tower Bridge” në Londër.

Rekordin e deritanishëm prej 38.42 km e mbante ura mbi liqenin Portçartrejn, në shtetin federal amerikan të Luizianës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›