Kina nis hakmarrjen ndaj Trump! Vendos tarifa 34% për importet e mallrave amerikane

Kina tha të premten se do të vendosë tarifa reciproke prej 34% për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara nga 10 prilli.
Ministria e saj e financave deklaroi se do të shtojë një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.
Sipas ministrisë, tarifat e SHBA për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura. Kjo e bën Kinën një nga vendet më të goditura në listën tarifore të Amerikës.
Të mërkurën, presidenti i SHBA Donald Trump zbuloi një tarifë shtesë prej 34% për të gjitha importet e mallrave kineze në SHBA, në një lëvizje që pritet të shkaktojë një rivendosje të madhe të marrëdhënieve dhe të përshkallëzojë një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
/rtsh.al/