E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina nis "pushtimin" e hapësirës

Mjeti u lëshua nga qendra hapësinore e Jiuquanit në Shkretëtirën Gobi në orën lokale 21:16 (13:16 me orën tonë). Do të nevojiten disa orë derisa kontrolluesit të konfirmojnë se laboratori ka mbërritur në orbitën e duhur.

Moduli cilindrik 10.5 metra i gjatë do të vizitohet nga astronautët kinezë vitin e ardhshëm. “Tiangong” do të thotë “pallat qiellor” në gjuhën mandarine.

Plani është që moduli të operojë në mënyrë autonome, i monitoruar nga Toka. Pak javë më vonë, Kina do të lëshojë në hapësirë një tjetër mjet hapësinor, “Shenzhou 8”, dhe do të përpiqet t’i bashkojë. Në vijim do të dërgohet “Shenzhou 9” dhe “Shenzhou 10” e deri në fund të dekadës, Kina planifikon të ndërtojë një stacion të plotë hapësinor./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-29 16:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›