E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas tre muajsh, marrëveshje për minatorët

Në bazë të marrëveshjes, ACR do të rrisë pagat e punëtorëve si dhe do të përmirësojë kushtet e punës.

“ACR shpreh kënaqësinë e saj për arritjen e marrëveshjes me minatorët. Kompania ACR, siç ka premtuar gjate gjithë kësaj kohe, do të rrisë pagat e punëtoreve me 20%, do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në minierë”, thekson reagimi.

“Gjithashtu për të treguar mirëbesimin e saj dhe për të ndihmuar minatorët të përballojnë gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen, ACR do të paguajë 22 ditë të lejes së zakonshme dhe do te japë pagën e 13-të. Marrëveshja u nënshkrua nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtoreve Industrialistë, Taf Koleci”, vijon reagimi.

Prej më shumë se dy muajsh, mbi 300 minatorë kanë protestuar për kushte më të mira në punë dhe paga më të larta. Megjithëse kompania premtoi disa herë përmbushjen e këtyre kërkesave, “peng” i negociatave mbeti drejtori i minierës, për të cilin minatorët kërkonin largimin nga detyra. /Start/

                                                                                             2011-09-29 17:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›