E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina nuk vendos në GJND për Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka zgjedhur kinezen Sue Hankin anëtare të re të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), por mësohet se gjykatësja e re nga Kina nuk mund të marrë pjesë në miratimin e vendimit për rastin e Kosovës.

Edhe pse është emëruar për anëtare të GJND-së, selia e OKB-së ka bërë të ditur se gjykatësja e re nuk mund të marrë pjesë në vendimin për rastin e Kosovës, sepse procesi rreth kësaj çështje është zhvilluar pa pjesëmarrjen e saj.

Ndryshimi i përfaqësimit të Kinës në GJND erdhi pas pensionimit të gjykatësit paraardhës dhe gjykatësja e re do ta ushtrojë këtë mandat deri më 5 shkurt 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›