Serbia vazhdon me mentalitetin e Millosheviqit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti serb, Boris Tadiq, duhet ta njohë Kosovën, nëse do që Serbia të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
“Çdo njohje është e rëndësishme, por ajo nga Serbia do të ishte posaçërisht e rëndësishme, për t’i dhënë fund kapitullit të errët mes dy vendeve dhe të përqendrohemi në integrimin në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi për javoren beogradase “Nin”, transmeton Evropa e Lirë.
Ai tha se Serbia nuk po sillet në përputhje me standardet ndërkombëtare për zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, porse po vazhdon me mentalitetin e Sllobodan Millosheviqit.
I pyetur se çfarë pret nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryeministri Thaçi tha se shpreson për një vendim real në përputhje me realitetin e Kosovës, që i hap mundësinë integrimit në NATO e BE dhe bisedimeve për çështje teknike me Serbinë.
Thaçi tha gjithashtu se disa zyrtarë të lartë të Qeverisë serbe i kanë konfirmuar personalisht se Beogradi një ditë do të njohë Kosovën.
Këtë deklaratë të zotit Thaçi, drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borko Stefanoviq, për mediat serbe e ka quajtur “marrëzi”, duke thënë se “është i sigurt që asnjëri nga autoritetet qeveritare nuk do të shkelte Kushtetutën dhe ligjet”.