Haradinaj: Qeveritarët, subjekt i hetimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka sugjeruar që para bisedave eventuale Kosovë-Serbi, të analizohet nëse është mirë të hyhet në këto bisedime.
Në një konferencë për media të enjten, Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të gazetarëve për bisedimet e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështjen e shkëmbimit të territoreve.
“Kosova në çdo obligim të bisedave në rast se hynë është mirë me pas kujdes me bë analizën e duhur, a me hy në biseda, për çfarë temash me hy, në çfarë korniza, nën ombrellën e kujt, dhe kuptohet me një strategji të vetën, për shkak që sa do me peshë duken në fillim agjendat e tjetrit në rast se nuk i menaxhojmë mirë m’i sjell pasoja vetvetes, për shkak se kur shkon në një drejtim të gabuar edhe arritja është e gabuar”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosovapress.
Gjatë kësaj konference, kreu i AAK-së ka adresuar kritika ndaj qeverisjes aktuale për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Si mundet me u nxjerr në treg PTK-ja nga Qeveria e qeveritar që janë gjithë subjekt i hetimeve për krim të caktuar? Imagjinoni tani po këta njerëz në situata të tilla me mund me të sigurua ty, se nuk do të gabojnë, njerëz që e kanë vjedh shpin e vet është problem me shkuar kështu si Kosovë, e për mos me qenë çdo herë deri në këtë shkallë, ne po dëshirojmë me ruajt vendin nga gabime strategjike. Pra, disa gabime nuk po mundemi me i evitua, dhe shitja e aseteve, jo transparenca, kushtet e këqija të negocimit të gjitha këto bëhen shpresë se mundemi me i riparua me punë të kujdesshme në vend”, ka thënë ai.
Sa i përket, kërkesës së disa deputetëve për shqyrtimin e pozitës së presidentit në Gjykatën Kushtetuese, ai tha se edhe AAK-ja përkrah këtë nismë, dhe sipas tij është në interes të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.