Kina perfshihet nga permbytjet

Prej të paktën 10 ditësh 6 provinca të Kinës janë nën mëshirën e stuhive dhe përmbytjeve. Sipas të dhënave të konfirmuara nga ana e qeverisë, numri i viktimave shkon mbi 100, ndërkohë që rreht 800 mijë të tjerë janë detyruar të braktisin banesat e tyre. Koha e keqe ka dëmtuar dhe sektorin e bujqësisë duke nxjerrë jashtë përdorimit rreth 256 mijë hektarë terren të punuar.