Ambasadori amerikan Arvizu ne seline e PS
Pas Tahirit dhe Naços, radha i erdhi ministres së ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Për dy orë, Ambasadori amerikan Arvizu dhe një staf i gjerë i selisë diplomatike të SHBA, biseduan me të në selinë e Partisë Socialiste.
I pyetur mbi pronësinë e ish-selisë së SHQUP, Arvizu dha këtë qëndrim.
“Nuk dua te futem ne detaje, por ne cdo rast qe ka shtetas amerikane te perfshire, dhe ne kete rast ka, sigurisht qe shqetesohemi. nuk ka ceshtje me te komplikuar ne shqiperi se pronesia e tokes dhe titujt mbi te. Sigurisht, eshte nje shqetesim per ne dhe po e ndjekim ate”, vlerësoi Arvizu.
Ndërsa Kodheli nuk u prononcua për çështjen.