Thaci Ne Bruksel nuk do te diskutohet ceshtja e logos

Nuk do të ketë përgjegjës nëse në fletëvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ketë logo të shtetësisë apo jo.
Qeveria e Kosovës, po thotë se nuk diskuton për këtë gjë.
Kreu i ekzekutivit, në mbledhjen e së hënës, tha se KQZ-ë se ka këtë autoritet.
“Sa i përket zhurmës që është bërë logo, Qeveria e Kosovës dhe delegacioni i Kosovës nuk e ka ndonjë mandat sa i përket kësaj çështje. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës dhe është autoritet i plotë i Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike. Kjo çështje nuk shtrohet së diskutuari në Bruksel dhe nuk është as në autoritetin e Qeverisë së Kosovës që të merr ndonjë vendim. Ne vetëm respektojmë vendimet e institucionit të pavarur të KQZ-së”, tha Thaçi.
Nga ana e tij zëvendëskryeminsitri Hajredin Kuci, ka paraqitur kërkesën e KQZ-ës qe të ketë kompensim shtesë për punën e antarëve të saj jashtë orarit .
Kurse Hashim Thaci , i cili të martën takon Ivica Dacicin në Bruksel, tregoi se për çka do të bisedoj më homologun e tij serb.
“Do të diskutohet që të përmbyllet sa më shpejt çështja e telekomunikacionit dhe energjisë, por edhe disa aspekte tjera që kanë mbetur sa i përket drejtësisë. E them shumë hapur sa i përket këtyre tri çështjeve që i potencova, Kosova i ka përmbyllur obligimet e veta, i ka kryer me kohë në afat rekord dhe sipas standardeve evropiane dhe marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, kjo zvarritje dhe vonesë ka ndodhur nga neglizhenca dhe hezitimi i Beogradit”, sqaroi Kryeministri i Kosovës.
Në këtë mbledhje në rend të ditës ishte emërimi i drejtorëve per ndërrmarjen publike KEK, kjo gjë nuk ndodhi. Ajo që kaloi ishte projektstrategjia per diasporen dhe mergatën, si dhe u vendos të ndahen para për shënimin e ditës se komunitetit boshnjak.