E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina premton 200 milione dollare shtese per Pakistanin

Kryeministri kinez Wen Jiabao ka premtuar se Kina do ta ndihmoje Pakistanin me 200 milione dollare shtese per ti kapercyer pasojat e vershimeve. Kete premtim ai e beri ne Nju Jork ku mori pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. zotimi i perfaqesuesit te shtetit kinez pason thirrjen qe Shtetet e Bashkuara i bene Pekinit per te bere me teper per ta ndihmuar Pakistanin i cili eshte goditur rende nga vershimet. me heret per kete ceshtje apeloi edhe aekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon. Ai beri thirrje per nje pergjigje te menjehereshme nderkombetare per zonat e permbytura ne Pakistan gjate takimit ministror te nivelit te larte per kete ceshtje qe u mbajt ne Nju Jork. Por takimi rezultoi ne pak kontribute te reja per shumen prej dy miliarde dollaresh per te cilen beri thirrje OKB-ja pak dite me pare. Sekretari pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon tha se qellimi i takimit te se dieles ishte ti dergohej nje mesazh i qarte popullit te Pakistanit se komuniteti nderkombetar do te beje ceshte e mundur per ta ndihmuar hap pas hapi vendin ne procesin e ndihmave perteritjes dhe rindertimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›