E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufterat e Obames rrefen betejat e tij ne Shtepine e Bardhe

Libri Afganistani si eshte duke e percare Shtepine e Bardhe

Afganistani eshte shnderruar ne nje ceshtje qe ka krijuar haptazi dasi ne stafin e keshilltareve te brendshem te Obames ne Shtepine e Bardhe. Dhe ne kete loje perfshihen disa nga lojtaret me kritike te skuadres se sigurise kombetare te Obames nje pjese e te cileve kane vene ne dyshim strategjine e fundit te propozuar nga Presidenti. Madje ky grup njerezish i ka kaluar 20 muajt e Obames ne pushtet duke u grindur me njerindashtjetrin per politiken qe duhet ndjekur ne Afganistan. Te gjitha keto informacione dhe te tjera ne lidhje me luften e amerikaneve ne Afganistan jane paraqitur ne nje liber te ri. Libri titullohet Lufterat e Obames dhe eshte shkruar nga gazetari i famshem Bob Woodward. Ai pershkruan ne te nje administrate te ndare keqas nga kundershtite per taktikat qe duhet te ndermerren ne luften ne Afganistan. Dhe kulmi i ketyre kontradiktave ka qene pikerisht vendimi i Obames per te trefishuar trupat amerikane ne Afganistan. Nje pjese e mire e grupit qe merret me ceshtjet e sigurise bene te ditur se nuk jane pro strategjise se ndjekur nga Obama. Presidenti sipas librit ka kerkuar qe ne fillim qe te identifikoje strategjine me te mire te mundshme per te perfunduar luften ne Afganistan dhe kjo ka bere qe te futet ne kundershti te medha me nje numer personash te rendesishem brenda Partise Demokratike te cilet nuk kane ndare te njejtin kendveshtrim me Obamen. Madje nje nga zyrtaret e larte qe nuk eshte dakord me strategjine e shefit te tij eshte zevendespresidenti Biden. Dhe ai nuk eshte i vetmi qe ka dyshime ne lidhje me strategjine e Obames dhe mbeshtetesve te tij per Afganistanin. Nder ta mund te permendim edhe te derguarin e posacem te Shtepise se Bardhe ne Afganistan dhe Pakistan Hollbruk. Sipas tij strategjia e Obames nuk do te funksionoje. Autori i librit ka qene per nje kohe te gjate nje nga gazetaret me ne ze te Washington Post. Nderkaq Shtepia e Bardhe nuk ka bere asnje koment per librin. Ne nje nga kapitujt e librit flitet edhe per Presidentin e vendit Karzai i cili sipas autorit qe i referohet burimeve te sherbimeve inteligjente amerikane vuan nga depresioni manjakal dhe per kurim merr vazhdimisht ilace. Dhe nje nga sfidat me te medha me te cilat eshte perballur administrata e Obames ka qene edhe ndryshimi i madh i humorit te Karzait per shkak te semundjes. Sa i perket Obames ai pershkruhet si nje President profesional i cili i ka caktuar detyra shtepie bashkepunetoreve por nderkohe ka edhe nje tendence te madhe presioni ndaj tij nga ana e komandanteve ushtarake te cilet duan qe Obama te marre vendime me te cilat nuk eshte shume dakord. Nje prej tyre eshte dergimi i trupave shtese ne Afganistan 4500 trupave te tjera vec 30 mije trupave qe shkuan kete vit. Obama nuk eshte ne nje mendje me kete propozim qe i eshte bere por nderkohe eshte perballur me shume presione.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›