E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja sanksionon mbikeqyresin financiar

Institucioni qe do te parandaloje krizat e tjera ekonomike

Eurodeputetet kane mbeshtetur dje nje pakete propozimesh legjislative per mbikeqyrjen financiare. Ky ishte edhe aprovimi perfundimtar qe duhej per bllokun me 27 anetare ne menyre qe te krijoje nje sistem mbikeqyres per sistemin financiar ne pergjithesi qellimi i te cilit do te jete paralajmerimi i krizave dhe perballimi i tyre. Ideja eshte qe kriza financiare e vitit 2008 e cila shkaktoi nje situate te jashtezakonshme ne ekonomite e se gjithe botes te mos perseritet me.

Ne nje seance plenare te organizuar ne Strasburg eurodeputetet kane aprovuar ligjin e ri me shumice votash pas nje lufte te ashper mes vendeve anetare qe ka zgjatur per shume muaj gjate se ciles eshte diskutuar dhe debatuar per te gjitha detajet e ketij ligji te ri. Nje nga kundershtaret e ketij ligji ka qene Britania e Madhe e cila ngulmonte qe institucionet mbikeqyrese te jene me pak te fuqishme pasi nje gje e tille do ti jepte me shume frymemarrje vendeve te ndryshme dhe e kunderta do te perbente ndoshta nje shkelje te sovranitetit te vendeve anetare. Ky eshte nje moment historik deklaroi ministri belg i Financave para votes. Zyrtaret belge vendi qe ka edhe Presidencen e BE-se per kete 6-mujor kane kryer nje detyre te veshtire gjate muajve te fundit per te rakorduar te gjitha propozimet dhe kundershtine ndaj ligjit me perfaqesuesit e Parlamentit Europian. Behet fjale per muaj te gjate divergjencash dhe kontradiktash te cilat nuk ka qene e lehte per ti sheshuar. Por pas nje propozimi te bere nga Komisioni Europian vendet anetare te BE-se rane dakord ne nje marreveshje te perbashket dhjetorin e kaluar. Vota e djeshme sanksionon faktin se Autoriteti Mbikeqyres Europian do te nise punen ne janar te vitit te ardhshem dhe detyra e tij do te jete ajo e koordinimit te organeve te ndryshme mbikeqyrese te vendeve anetare te BE-se ne lidhje me funksionimin e bankave institucioneve te pensioneve dhe tregjeve financiare.

Pjese e rolit te tyre do te jete permiresimi i fluksit te informacionit mes rregullatoreve te ndryshem kombetare pas krizes financiare te vitit 2008 qe nxori ne pah lekundshmerine dhe brishtesine e sistemeve te ndryshme financiare dhe shkaktoi kolapsin e shume bankave dhe institucioneve te ndryshme financiare. Europa do te kete tani nje model mbikeqyres qe do te perputhet me nevojat e saj. Ju duhet qe te mbani mend se gjysma e bankave ne Europe jane te shperndara ne shume shtete dhe behet fjale per nje sistem rrjeti deklaroi komisioneri financiar i Komisionit Europian Mishel Barnier.

Nje institucion qe quhet Bordi i Riskut Europian do te monitoroje mbikeqyrjen e risqeve ne teresi te sistemit financiar dhe ky organizem do te leshoje rekomandime te ndryshme. Gjate pese viteve te pare te punes do te menaxhohet nga shefi i Bankes Qendrore Europiane dhe me pas kjo pike e marreveshjes do te rishikohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›