Kina premton rritje përgjegjësie në arenën ndërkombëtare
Zhao Qizheng, zëdhënës i sesionit vjetor të Komitetit Kombëtar të Konferencës Popullore Konsultative deklaroi se Kina ka ndikim të madh në botë, ndërkohë që edhe komuniteti ndërkombëtar ka një influencë në rritje mbi Pekinin.
Zhao pasi përmendi rolin e Kinës në krizën financiare duke theksuar se tregtia ndërkombëtare do të prekej më shumë nëse Kina do të goditej nga rënia ekonomike, tha se "Vendi ynë ndodhet aktualisht në qendër të zhvillimeve botërore''.
Zhao përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ''si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombmeve të Bashkuara, Kina dërgoi më shumë trupa në misionet paqeruajtëse, çka kontribuoi mjaft në paqen dhe stabilitetin global''.