Rehn i bën thirrje Greqisë: Kontrolloni borxhin!
Zoti Rehn i ka shprehur Greqisë mbështetjen e KE-së, ndërkohë që ministri grek i Financave, Papakostantinu, pas takimit me komisionerin ka njoftuar për shkurtime të mëtejshme në pagat e punonjësve në shërbimet publike. Rreth 600 mijë prej tyre do të humbasin rrogën e 14-të, atë të dhuratave.
Ndërsa ministri grek i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, z. Loverdhos, pas takimit me komisionerin evropian, ka bërë të ditur se për një afat të pacaktuar nuk do të ketë asnjë rritje page të pensioneve, gjë që bëhej çdo vit nga qeveritë e mëparshme, pavarësisht nga kushtet dhe krizat ekonomike. Ai është takuar me presidentin Papulias si dhe me kryetarin e opozitës Samaras në ndihme uniteti për të kapërcyer krizën.
Pothuajse në të gjithë sektorët e vendit po merren masa shtrënguese me shpresë në mbledhjen e euros.
Kryetari i Parlamentit, z. Pecalinos ka dalë me një iniciativë për hapjen e një arke kursimi, ku cdo qytetar grek vullnetarisht mund të kontribuojë sipas mundësive. Kjo nisme është përshëndetur edhe nga partia nacionaliste LAOS, e cila ka depozituar edhe 50 mije euro.
Masat shtrënguese që po merr qeveria Papandreu kanë bërë që muaji mars të jetë muaji i grevave dhe protestave. Sektorë të ndryshëm njeri pas tjetrit njoftojnë datat e grevave, duke mos përjashtuar edhe pensionistët.
Rritje të reja në tatime
Masat e diskutuara në detaje nga kryeministri Papandreu, për të rritur normën e TVSH-së nga 19% në 21% në të në të gjitha mallrat me përjashtim të ushqimit, ka pikësynim të rrisë të ardhurat me 1.4 miliard euro, ndërsa rritja tatim- taksa ne cigare, karburant, pije alkoolike për të mbledhur të paktën 800 milion. Qeveria ka vendosur që të marrë masa shtrënguese edhe në sektorin shëndetësor, me një pikësynim për të mbledhur një shumë prej 900 milionë euro.
Rehn: Ose kontrolloni borxhin, ose borxhi do t’ju kontrollojë juve
Komisioni dhe Bashkimi Evropian është shprehur se do ta mbështesin Greqinë, me qëllim që ekonomia greke të rikthehet në një kurs jetësor, çka do të jetë në dobi të gjithë qytetareve. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet reformave strukturore ne ekonomi dhe kontrollit te shpenzimeve. Greqia do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë dhe të vazdueshme.
Në përfundim, mesazhi i komisionerit evropian Oli Rehn ishte: "Ose do ta kontrolloni borxhin, ose borxhi do t’ju kontrollojë juve".
Pas takimit me zotin Rehn, ministri i Ekonomisë greke z. Papakostaninu theksoi se, "Qeveria do të bëjë gjithçka që duhet, përfshire edhe marrjen e masave të reja, që të realizohet objektivi për uljen e deficitit me 4 % brenda vitit 2010.”
Bankat Evropiane do t’i japin ndihmë Greqisë
Banka Evropiane e Investimeve (EIB) është gati të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë greke, me financim shtesë, tha Zv Plutarch Sakellaris. Ai ka kujtuar se në 2009 kreditimi EIB në Greqi arriti në 1.6 miliard dollarë, krahasuar me 1, 1 miliard në vitin 2008, me një rritje prej 39%.
“Ne jemi të gatshëm për të ofruar kredi në Greqi me normat e interesit të favorshme. Këto kredi janë të destinuar për financimin e investimeve produktive afatgjatë", tha Sakellaris.
Marsi, muaji i grevave
Lidhur me masat që po merr qeveria Papandreu, pritet një reagim i ashpër nga te gjitha sindikatat e vendit. Sindikatat e Shërbimit Publik kanë njoftua për një greve 24 orëshe më 16 mars, si një shkak pezullimin e rritjes së moshës së pensionit, reduktimin e pagave dhe ngrirjen e pensioneve për vitin 2010. Por, muaji mars do të jetë në përgjithësi edhe muaji i grevave dhe protestave të masave të gjëra punonjëse.
Pas grevës së taksive, një greve tjetër dy ditore është lajmëruar edhe nga punonjësit e tatim-taksave.
Me demonstrata i përgjigjen ditën e merkurë pensionistët vendimit të ministrit të punës për të ngrirë të gjitha pensionet deri në fund të vitit 2010. Ata kanë lajmëruar se do të mblidhen në orën 10 në sheshin “Kotzia”, pasi është viti i dytë që nuk i është rritur pensioni me gjithë premtimet e bëra. Shumica e tyre marrin pension më të ulët se 600 euro.
Nga Athina, Shpetim Zinxhiria