Kina radhitet e pesta ne bote per eksportin e armeve
Kina kalon Britaninë e Madhe në listen e eksportuesve më të medhenj të armëve në botë. Lajmin e publikoi Instituti ndërkombëtar i Stokholmit për hulumtimin e paqes.
Eksporti kinez i armëve është rritur për 62% në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010, thuhet në raport. Pjesëmarrja e Kinës në eksportin botëror të armëve është rritur prej 2 në 5%, qe e ngjit Kinen nga vendi i tetë në vendin e pestë, në listën e eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë.
Blerësi më i madh i armëve kineze është Pakistani, pjesëmarrja e të të cilit në eksportin kinez është 55 për qind. Pasojnë Mianmari me 8 për qind dhe Bangladeshi me 7 për qind. Pekini ka shitur edhe tre fregate në Algjeri, tetë aeroplanë transportues në Venezuelë dhe 54 tanke në Marok.
Eksportuesi më i madh i armëve në botë mbetet SHBA-ja me 30 për qind nga eksporti i përgjithshëm në periudhën e viteve 2008-2012. Rusia është e dyta me 26 për qind, Gjermania e treta me 7 për qind, Franca e katërta me 6 për qind, thuhet në raportin e SIPRI. Me ngjitjen e Kinës në vendin e pestë, Britania e Madhe ka rënë në pozicionin e gjashtë dhe ka rënë nga pesë eksportuesit më të mëdhenj të armëve për herë të parë nga viti 1950, prej kur SIPRI filloi me grumbullimin e të dhënave për këtë çështje.