E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kina “shpartallon” medaljet

Kampionati Botëror i sporteve ujore në Fukuoka, i cili po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mbërritur në ditën e tij të nëntë. Kina vijon të rrisë numrin e medaljeve të arta, teksa ka shkuar në 15 të tilla.

Kështu në hedhje nga trampolina 3 metër e sinkronizuar, Kina është në vendin e parë me dyshen Zhu/Lin. Në vendin e dytë Kenei/Bedgurd të Australisë dhe në të tretin Italia me çiftin Pelakani/Santoro.

Ndërkohë Ruso i Australisë do të ishte në vendin e parë dhe medalist i artë në hedhjen nga platforma 10 mjetër për meshkuj. Ai ka lënë nga pas Lian dhe Jang të Kinës.

Por menjëherë është kthyer Kina tek medalja e artë. Kjo në garën e ekzibizionit ose ndryshe duet i lirë i miksuar në notin artistic. Çeng dhe Shi kanë lënë nga pas meksikanët Gonzales Kuelar/Vilalobos Karilo) dhe spanjollët Gonzales Boneu/Hernandez Luna. Botërori i notit, apo i sporteve ujore, përfundon më 30 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›