Kina shpreh interes për investime në Shqipëri
Gjatë takimit me Topallin u theksua se distanca gjeografike mes dy vendeve është e pandjeshme për shkak të marrëdhënieve të forta tradicionale politike dhe ekonomike. Delegacioni i mbërritur në Shqipëri i përket komisionit të bujqësisë në Asamblenë e Kinës, vend i cili gjatë dekadave të fundit, është kthyer në një prej gjigandëve të ekonomisë në botë.
Duke përgëzuar për këtë zhvillim ekonomik galopant të Kinës, Kryetarja e Kuvendit, shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është intensifikuar , ndërsa ekziston i gjithë vullneti për të çuar në një tjetër nivel marrëdhëniet ekonomike. Anëtarët e delegacionit shprehën interes në konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Ecuria e shkëmbimeve tregtare me Kinën ka një tendencë pozitive në vitet e fundit. Eksportet shqiptare drejt Kinës për vitin 2008 janë rritur gati dyfish në raport me vitin 2006. Topalli tha se kompanitë kineze janë të mirëpritura të investojnë në fushat e energjisë, infrastrukturës, shfrytëzimit të pasurive natyrore apo teknologjisë. Gjithashtu, kryeparlamentarja shqiptare përsëriti qendrimin se Shqipëria njeh vetëm një Kinë, duke shprehur garancinë se ekzistojnë të gjitha premisat për forcimin e dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet.