E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kina thirrje Rusisë: Zgjidheni në mënyrë të përgjegjshme luftën me Ukrainën

Kina ka bërë thirrje për bisedime për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duke refuzuar të dënojë operacionin ushtarak rus. Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentit rus Vladimir Putin të cilët shkëmbyen mendime për çështjen e Ukrainës, raporton Skynews.

Xi i tha udhëheqësit rus se duhet të punojnë për një zgjidhje të përgjegjshme të dhënies fund të luftës. Në thirrjen e tij , Xi përsëriti gatishmërinë e Kinës për të ndihmuar në këtë proces. 

“Të gjitha palët duhet të punojnë për një zgjidhje të duhur të krizës në Ukrainë në një mënyrë të përgjegjshme. Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e saj të duhur në këtë drejtim,” është shprehur Presidenti kinez Xi Jinping.

/rtsh.al/

. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›