Kina, tregu i tretë botëror i kinemasë

Kina është bërë tregu i tretë botëror për kinemanë. Sipas raportimeve të “South China Morning Post”, arkëtimet e siguruara falë kinemasë në Kinë regjistruan në vitin 2011 fitime rekord.
Sipas së përditshmes lokale, bëhet fjalë për një shifër të rritur me rreth 30 për qind, që ka arritur në 13 miliardë jen, ose 1.5 miliardë euro.
Top lista e filmave më të shikuar dominohet nga sukseset e realizuara nga Hollywood, në veçanti nga saga “Transformers” dhe “Kung Fu Panda”.
Por dy prodhimet amerikane ndiqen nga “The Flowers of War”, filmi i parë kinez me një protagonist të huaj, aktori i mirënjohur Christian Bale.
Tregu numër një i kinematografisë në botë është ai amerikan i Hollywood-it, i ndjekur nga ai indian i Bollywood-it, që kohët e fundit po tenton të shtrijë tentakulat e tij drejt Perëndimit.